Rama vazhdon vizitën në Kosovë, shpërndan fjalimin në mbrojtje të luftës së UÇK-së

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES😊nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🇦🇱🙏🇽🇰

Posted by Edi Rama on Monday, June 29, 2020
Lajme
09:23 | 30 Qershor 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën e dytë të vizitës në Kosovë, duke shpërndarë një video ku kishte mbajtur fjalim në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar, gjatë së cilit ai foli për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare ka ardhur pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar.

Video është ilustruar edhe me pamje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s.

Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: “Mirëmëngjes nga Prishtina, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.