Rakiq e Simiq thyejnë heshtjen zgjedhore, kërkojnë votën për Radojeviqin

Lajme
09:40 | 29 Nëntor 2020

Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.

Me këtë rast kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pasi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin sa më pasivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e këtij subjekti politik, Milan Radojeviq.Edhe deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq ka kërkuar votën për Milan Radojeviq.Të dy këta kanë thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të tregojnë se vazhdojnë ndjekin politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.