Quni i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nuk i frikësohemi luftës, mos e harro tmerrin e Koshares

Lajme
21:26 | 12 Nëntor 2020

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Quni, ia ka kujtuar Vuçiqit, tmerrin që serbët e kanë përjetuar në Koshare gjatë luftës.lajmi.net. Theksomë se, gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”..

Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim.
“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, tha Vuçiq.

Reagimi i plotë i Qunit, pa ndërhyrje: Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.