QKUK-ja zgjeron hapësirën për pacientët me COVID-19, i shtrinë edhe në Neurologji

Lajme
09:51 | 20 Nëntor 2020

Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me Coronavirus.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala. Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë. “Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19 ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër të reduktuar dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve”.

“Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”. “Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e klinikës së neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin”. “I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.