Qeveria nuk e përkrah projektligjin për të drejtat e dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të UÇK-së

Lajme
09:33 | 13 Nëntor 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e veteranëve, invalidëve e dëshmorëve të UÇK-së, si dhe viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Me arsyetimin se gjendja aktuale në vend për shkak të pandemisë nuk shkon në favor të miratimit të këtij ligji, zëvendëskryeministri Selmanaj ka përmendur edhe disa nga mangësitë që sipas tij ka ky projektligj. Ai ka thënë se nuk është paraparë koha se prej kur njihet ky status, e madje nuk është specifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme. Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.