Qesharake: Petkovic kërkon intervenim ndërkombëtar pasi një familjes serbe ju vodhën bizhuteri në Graçanicë

Lajme
10:22 | 27 Nëntor 2020

Qesharake: Petkovic kërkon intervenim ndërkombëtar pasi një familjes serbe ju vodhën bizhuteri në Graçanicë

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë ngriti alarmin se serbët në jug të Ibrit qenkan në rrezik të madh dhe kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të intervenoj për mbrojtjen nga ‘provokimet dhe sulmet e ekstremistëve’, e gjitha kjo pas pretendimeve se qenka vjedhur bizhuteri në një shtëpi në fshatin Preoc në komunën e Graçanicës.

Policia e Kosovës kishte njoftuar për një rast të vjedhjes në shtëpinë e banorit të fshatit Preoc në komunën e Graqanicës ku ishte raportuar për vjedhjen e bizhuterive. Petkovic që zëvendësoi ish shefin e tij Marko Djuric në krye të zyrës për ‘Kosovë e Metohi’ nuk lëshoi rastin e u ankua për ‘sulme ekstremiste e provokime’ në rrethinën e Graçanicës duke bërë thirrje për intervenim ndërkombëtar madje për një rast ende të pasqaruar.

Petkovic vlerësoi se këto sulme kanë prapavijë politke dhe fajësoi Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si ‘nxitëse’ e këtyre sulmeve, sipas tij. “Kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë e Metohi që me shpejtësi dhe ekskluzivisht të marrin masa që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe sulmet e ekstremistëve” shkroi mbrëmë Petkovic në deklaratën e tij

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.