Putini uron Bidenin

Lajme
09:31 | 15 Dhjetor 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Kremlini kanë thënë se ishin duke pritur rezultatet zyrtare nga Kolegji Zgjedhor, ku do konfirmohej fitorja e kandidatit demokrat. “Putini i uroi presidentit të zgjedhor çdo sukses dhe shprehu besim se Rusia dhe SHBA-ja, do të ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave me të cilat përballet bota”, thuhet në një deklaratë nga Kremlini, raporton Reuters. Joe Bideni është zyrtarizuar mbrëmë në Kolegjin Zgjedhore me 306 vota nga anëtarët e Kolegjit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.