Punëtori i dehur hakmerret ndaj shefit, ia shkatërron makinë e 100 mijë eurove (Foto)

Lajme
10:36 | 15 Nëntor 2020

Një punëtor i dehur skrapi në Angli shkatërroi makinën Range Rover të shefit të tij dhe kabinën e një kamioni gjatë një sherri që nisi në një ekskavator 25 tonësh mbi pagën e munguar.

53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën e ekskavatorit në makinën 100 mijë euroshe të shefit të tij Thomas Crompton përpara se të tërhiqte vëmendjen e njerëzve të tjerë në kantier. Ai është dërguar para gjykatës dhe trupi gjykues mbeti i habitur me videon e ngjarjes ku disa persona përpiqeshin ta ndalonin atë të shkaktonte më shumë dëme në sitin ku punonte në Bradford.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.