Protestuesit e Telekomit e ofendojnë kryeministrin Hoti

E fundit
14:35 | 16 Nëntor 2020

Punëtorët e Telekomit të Kosovës për rreth një orë janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se këta punëtore ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit.

Derisa punëtorët vazhdonin të protestonin, nga objekti i Qeverisë së Kosovës është larguar kryeministri Avdullah Hoti. Largimi i Hotit nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”. “Hajnat,”, ka qenë thirrja e punëtorëve të Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa e qeverisë.

Punëtorët e Telekomit po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës Lamih Balaj, tha se nuk do të ndalen së protestuari derisa qeveria të bëjë zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe punëtorët të marrin pagat e tyre. Kjo protestë e punëtoreve vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.