Protesta në Shkodër, Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Uncategorized
19:10 | 12 Dhjetor 2020

Kryeministri edi Rama ka reaguar ndaj protestëssë dhunshme të zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në Shkodër.

Rama përmes një postimi në Tëitter dhunën ndaj institucionit të PS-së në këtë qytet e ka cilësuar si një akt terrorizmi. Shefi i qeverisë shkruan se nuk janë minorenët ato që dhunojnë por janë terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.