Porositi qafë pulash në dyqan, i erdhi edhe koka e pulës me vete – gruaja nga Australia mbetet e shokuar

Fun
08:50 | 03 Korrik 2020

Një grua nga Australia që bleu qafë pulash për qenin e saj, zbuloi se në paketimin e mishit i kishte ardhur edhe një kokë e pulës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mersina Vranic, u shokua pasi shikoi pamjen e tmerrshme në qesen e pakos.

Ajo tha që koka e pulës – të cilën ajo e ka quajtur Phoebe – qëndron ende brenda frigoriferit të saj.

“Më erdhi një befasi në paketimin e qafave të pulave këtë mëngjes”, shkroi ajo në Facebook.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.