Policia gjobitë të gjithë myshterinjët në lokalin e Medës në Prishtinë

Lajme
09:48 | 04 Janar 2021

Lokali “Shisha Bar Shade”, i cili gjendet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ka qenë cak i Policisë së Kosovës.

Policia e ka dënuar më gjobë në vlerë prej 35 euro të gjithë klientët që ishin në këtë kafe-bar, i cili është në pronësi të këngëtarit Mehedin Përgjegjaj -Meda. Lajmi.net ka mësuar se policia ka shqiptuar gjobë pasi kanë konstatuar se nuk po mbahej distanca e duhur. Një qyetarë i cili ka qenë në këtë lokal tha, se policia ka hyrë në lokal rreth orës 18:30 minuta dhe i ka nxjerr një nga një të gjithë personat, duke i dënuar ata.

“Unë isha me një shok. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë lokal, por meqë e parkuam veturen të parkungu i madhë, pamë që ishte një lokal aty. Pastaj erdhi policia dhe e ndali muzikën. I nxoren të gjithë një nga një nga lokali. I thash a bënë ta di pse po më dënoni, me thanë për shkak që nuk e keni mbajtur distancën. I thash ku më patë që nuk po e mbaja distancën, kush e konstatojë këtë, ju ishit te dera dhe unë isha vet i dyti më tavolinë kishte distancë të mjaftushme. Më thanë mund të ankohësh”, thotë ky personë për lajmi.net teksa ka treguar edhe gjobën.

Ai tha se kanë mbetur në lokal mbi një orë, teksa policia po i denonte tek dera një nga një. “Në disa tavolina është e vërtët se nuk kishte distancë, por unë isha në qoshe dhe vetëm me një shok në tavolinë. Policia është dashur të merret vetëm me pronarin që e ka lejuar nëse nuk ka pasur distancë, dhe jo të veprojë ashtu në mënyrë banditeske ndaj të gjithë qyetatarvë”, thotë tutje ai.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.