Përurohet një nënkalim në Ferizaj

Lajme
21:33 | 17 Nëntor 2020

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se kanë përfunduar punimet në nënkalimin në Nikadin-Varosh.

Ai ka thënë se ky nënkalim është ndërtuar sipas standardeve moderne infrastrukturore.

“Përfunduan detajet e punimeve, sinjalistika, ndriçimi publik e gjelbërimi në veprën e re moderne të infrastrukturës rrugore tek nënkalimi për vetura e këmbësorë në Nikadin-Varosh, qarkullimi përmes së cilës do të nis nga e mërkura”, është shprehur Aliu.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.