Përse është e rëndësishme që vitaminën D ta fusim në organizëm në fillim të ditës?

Shëndetësia
08:15 | 01 Korrik 2020

Mungesa e vitaminës D është më e shpeshta krahasuar me mungesat e vitaminave të tjera në trup

Me kafjall të mirë – lëng portokalli dhe drithëra apo vezë (patjetër për mëngjes kreshmor), një copë mish salmoni dhe jogurt, si edhe 15 minuta shëtitje në ditë të kthjellët, do të sigurojmë vetes dozën e domosdoshme të vitaminës D.

Studimet e reja shkencore kanë treguar që deficiti i kësaj vitamine shkakton gjendje të keqe shpirtërore, por edhe depresionin, posaçërisht te femrat, transmeton Telegrafi.

Vitamina D është substancë, që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave, që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtësisht.

Veç kësaj, është shumë me rëndësi për imunitet të fuqishëm, por është treguar edhe si aleat i mirë në luftën kundër stresit (forcon funksionin e sistemit nervor).

Vitet e fundit po bëhen studime të cilat kanë hedhur dritë mbi të tjera efekte shumë të rëndësishme të kësaj vitamine në trupin tonë. Diskutohet roli i saj mbrojtës kundër disa lloje kanceri si psh; i zorrës së trashë, i gjirit dhe i prostatës.

Gjithashtu vitamina D është në studim kërkimor edhe si faktor mbrojtës kundër diabetit tip 1 dhe 2, sklerozës multiple, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve alergjike dhe infeksioneve.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.