Përplasje në Kuvend mes VV-së e LDK-së, Selmanaj: Zoti ka me ua kthy

Lajme
14:50 | 19 Nëntor 2020

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të mbahet interpelancë e kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e personave të pagjetur.

Një përplasje ka ndodhur mes zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt dhe deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, e cila e akuzoi për mungesë në komisione. Pasi Selmanaj i tha Bogujevcit “marre duhet me të ardhë”, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit.

“Pom vjen marre prej juve. E lexoi veç atë qe i konvenoj asaj”, ka thënë Selmanaj. Selmanaj është përplasur edhe me Arbërie Nagavcin. Derisa kjo e fundit i ka kërkuar Selmanajt të ulet në vendin e tij. “Zëvendëskryeministri ulu edhe kontrollo veten”, i tha Nagavci.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.