PDK: Nuk do të thotë se po hyjmë në qeveri vetëm pse po e votojmë Ligjin për Rimëkëmbje

Uncategorized
09:34 | 04 Dhjetor 2020

Sejdi Hoxha nga PDK ka folur rreth mundësisë së hyrjes në qeveri të partisë ku ai bën pjesë.

Ai ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës. “Jo nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë, vetëm pse e kemi votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të thotë se e përkrahim këtë qeveri, por kemi treguar edhe njëherë që jemi subjekt politik që veprojmë në të mirë të qytetarit”, ka thënë Hoxha në Kanal10.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. I njëjti do të hyjë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare, teksa me këtë akt, qytetarët do të mund të tërheqin 10% nga mjetet e ruajtura në Trustin Pensional. Atyre që kanë më pak se 10 mijë euro në fondin e tyre, shteti do t’u rimbursojë shumën e tërhequr.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.