“Pazari për pozitën e presidentit”: AAK thotë se kjo pozitë i takon Ramush Haradinajt

Lajme
15:14 | 14 Nëntor 2020

Kur bëhet fjala për pozitën e presidentit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këmbëngulin se ju takon atyre kjo pozitë tani pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja.

Ministra, deputetë, zyrtarë të lartë dhe anëtar të AAK’së kanë filluar një “fushatë” për Haradinajn se ai është i denjë për këtë pozitë pas dorëheqjes së Thaçit, mirëpo ai nuk po gjen përkrahje nga partitë politike. As LDK’ja, as PDK’ja, as VV’ja e as partitë tjera nuk po i japin përkrahje Haradinajt që të jetë presidenti i ri vendit, disa po thonë se duhet të ulen dhe të zgjedhin këtë çështje e disa po kërkojnë zgjedhje të reja para përfundimit të mandatit të presidentit.

Është ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ditë më parë tha se pozita e presidentit tani i takon Ramush Haradinajn, kryetarit të tyre në AAK. Selimi për postin e presidentit thotë se ky problem duhet të zgjidhet brenda gjashtë muajsh që nga dorëheqja e Hashim Thaçit, sipas tij tij subjektet politike duhet të gjejnë formulën për këtë çështje, e cila do të mbante në stabilitet gjithë vendin.

”I gjithë spektri politik ashtu siç spektri politik duhet të mblidhen e ta gjejnë formulën. Për mua është e padrejtë të hyjmë në formulat politike. Por ne si AAK kemi ofruar zgjidhje. Kemi ofruar kapacitetet tona që të jemi pjesë e kësaj zgjidhjeje. Pjesë e kësaj zgjidhjeje është që të gjithë duhet të bëhen bashkë e të zgjedhin presidentin”, tha Selimi në Klan Kosova ditë më parë. Pas shpalljes së kandidaturës nga Ramush Haradinaj, ai i çoi sinjale LDK’së se nëse nuk e mbështet, as partia që drejton ai nuk do ta përkrahë dikë tjetër. Partneri kryesor në koalicion, LDK’ja, nuk dëshiron që presidenti të jetë temë diskutimi vetëm me AAK’në, por me të gjitha partitë parlamentare.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.