Pasi e shpallën të vdekur, vjen reagimi i ‘ashpër’ i Gold AG

Magazine
20:51 | 19 Nëntor 2020

Gold AG reagon pasi e shpallën të vdekur në rrjete sociale: Jam gjallë, unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë.

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Arian Agushi (emri i vërtetë) deri në fund të nëntorit ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja muzikore.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.