Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll “vishet” kuq e zi

E fundit
10:00 | 29 Nëntor 2020

Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe ura e famshme e Stambollit është “veshur” kuq e zi.

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar. Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falënderon Turqinë për gjestin e veçantë. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa vendosi në sfond flamurin kuq e zi.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.