Pas 9-vjetesh në skenë, Ibrahim Tatlises ia plas vajit derisa këndon këngën “Mavi Mavi”

Magazine
20:10 | 22 Nëntor 2020

Tatlises ia plas vajit.

Pas pauzës 9 vjeçare, Ibrahim Tatlises ka vazhduar me episodin e dytë të “IBO Show”. Në episodin që u transmetua mbrëmë, dueti i Ibrahim Tatlises dhe Hulya Avşar bëri bujë në mediat turke.

Dueti i këngës “Mavi Mavi”, të cilën Ibrahim Tatlises këndoi me Hulya Avşar magjepsi publikun. Nuk kaloi pa u vënë re që edhe sytë e Tatlises u mbushën me lot gjatë duetit.

Artisti, i cili u kthye në ekrane pas një pauze të gjatë, vuri dorën në fytyrë dhe mbuloi lotët.

Përveç kësaj, dyshja u shfaqën së bashku në ekran pas një pauze të gjatë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.