Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Lajme
21:20 | 19 Nëntor 2020

Në Kosovë për dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) thuhet se vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shi.

Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë me intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.