Pak javë para se të bëhet nënë, kaq shumë është fryrë barku i Afërdita Dreshajt

Magazine
18:15 | 27 Nëntor 2020

Afërdita Dreshaj është modelja e njohur kosovare e cila vazhdon të ketë vëmendje sikur në fillimet e para të karrierës edhe pse është larguar kohë më parë nga skena e showbizit.

Modelja dhe këngëtarja e njohur është martuar me hokeistin çek Jakub Kindl, ndërsa pak kohë më parë ajo ka zbuluar së është në pritje të fëmijës së parë, përcjell ORAinfo.

Se fundmi, modelja ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e burrit të saj.
Vëmendjen e merr barku i saj i fryrë.

Kujtojmë që Afërdita me bashkëshortin e saj kanë zbuluar edhe gjininë e bebes, e që pritet të jetë djalë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.