Pak ditë para dasmës, i riu e mbyt të fejuarën me sëpatë

Lajme
01:17 | 26 Korrik 2020

Një ngjarje me pasojë ka ndodhur në Moskë ku një nuse në pritje është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.

Trupi gjysmë i zhveshur i viktimës Marina Pankratova, 26 vjeçe, u gjet në krevatin e shtëpisë së saj në Moskë, me plagë të tmerrshme në kokë e në fytyrë.

Kohët e fundit ajo kishte raportuar në polici se fejuari i saj Alexander Voronin kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhëndri 28-vjeçar, i cili është nipi i një koloneli të shërbimeve të sigurisë FSB, ka marrë arratinë dhe po kërkohet për vrasje nga autoritetet.

Pankratova kohët e fundit kishte blerë dhe fustanin e dasmës dhe po bënte përgatitje për ditën e madhe, që do të zhvillohej muajin që vjen.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.