Pacolli tregon se sa para i mban zakonisht me vete në xhep

Lajme
10:35 | 17 Nëntor 2020

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka treguar sa para ka me vete.

Pacolli – një milioner, pasuria e të cilit kap shifrën mbi 900 milionë dollarë amerikan, ka thënë se me vete ka vetëm 20-30 euro. “Sonte me vete në xhep kam rreth 20-30 euro”, ka thënë Pacolli. Tutje, ai ka thënë se fitimi i milionit të parë nuk e impresionon edhe aq. “Nuk më impresionoi pasuria ime kur fitova milionin e parë. Nuk më është dukur aq interesant”, shtoi Pacolli.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.