Pa njohje nga Izraeli e pa investime të dukshme, zëdhënësi i VV-së akuzon qeverinë për marrëveshjen në SHBA

Lajme
16:41 | 05 Dhjetor 2020

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka rikujtuar faktin se kanë kaluar tre muaj që nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, për të akuzuar për paaftësi dhe veprime të gabuara qeverinë Hoti.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se delegacioni kosovar është hisedar për një kapiturll të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. “Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit. Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli”, ka shkruar Kryeziu. Madje, ai e ka quajtur të “stërvjetruar” udhëheqësinë shtetërore, duke thënë se ka dështuar ta mbrojë Republikën.

Postimi i plotë: Kanë kaluar tre muaj që nga takimi dhe zotimet e Ëashingtonit. Pavarësisht përpjekjeve industriale që kjo ngjarje të paraqitet si historike për nga arritja, nuk u desh të kalojë shumë kohë për t’u bërë e qartë se ky takim në fakt ishte historik për arsye krejt të gabuara. Të ekzaltuar nga ekskurzioni historik në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni kosovar u bë shkak e hisedar për një kapitull të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit. Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli.

Meqë këto zotime të njëanshme të Hotit ishin të dëmshme për vendin pavarësisht premtimeve për investime e njohjes nga Izraeli, atëherë çka janë pa ato pos se një dëm politik e dështim diplomatik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas së cilës Kosova dha gati krejt çka pati, krejt çka iu kërkua e nuk morri asgjë çka duhej. E megjithatë, 4 shtatori na konfirmoi edhe një herë paaftësinë e këtij klubi të stërvjetëruar politik për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.