Osmani shkarkoi nga detyra edhe vëllain e heroinës Xhevë Lladrovci

E fundit
10:43 | 26 Nëntor 2020

Ka bërë bujë mbrëmë shfuqizimi i katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm nga ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani. Njëri nga konsujt e shkarkuar mbrëmë ishte edhe Halim Krasniqi.

Indeksonline mëson se Krasniqi është vëlla i heroinës, Xhevë Lladrovci. Burimet e njëjta tregojnë po ashtu se Halim Krasniqi është i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës. Në arsyetimin e presidencës për shkarkimin e Halim Krasniqit thuhet se është vendosur shfuqizimi i dekretetit në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim i cili nuk ishte marrë për bazë nga presidenti paraprak.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.