NYT: Eliminohet numri dy i Al Kaedës

Lajme
14:46 | 14 Nëntor 2020

Abdullah Ahmed Abdullah, numri dy i Al Kaedës, i akuzuar si truri i sulmeve të vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani (224 të vdekur dhe qindra të plagosur), u vra në Iran tre muaj më parë nga dy agjentë izraelitë në emër të SHBA, shkruan gazeta amerikane “New York Times”, bazuar mbi burime të shërbimeve sekrete.

Kreu i organizatës, me emrin e luftës, Abu Muhammad al-Masri, u eliminua në rrugët e Teheranit nga dy persona me motoçikletë më 7 gusht, përvjetori i sulmit në ambasadat e SHBA. Deri tani kishte pasur zëra për vdekjen e tij, por Al Kaeda kurrë nuk e kishte njoftuar atë dhe askush nuk e kishte konfirmuar, raporton ATSh. Al-Masri u vra së bashku me bashkëshorten Miriam, e veja e Hamza bin Laden, një nga djemtë e Osama bin Laden, themeluesit të Al Kaedës.
Nuk është e qartë, saktëson NYT, çfarë roli luajtën SHBA, që gjurmoi lëvizjet e Al-Masri dhe liderëve të tjerë të Al Kaedës në Iran për vite me radhë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.