Nxënësit përleshen edhe në Podujevë, njëri përfundon i therur me thikë

Lajme
13:32 | 26 Nëntor 2020

Një përleshje mes dy nxënësve ka ndodhur në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

Madje aty një nxënës u sulmua me një mjet të mprehtë. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore”, tha Borovci për KosovaPress.

Ndërkohë që viktimës i është i ofruar ndihmë mjekësore. “Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, tregon Borovci. Ndryshe, më herët gjatë ditës lajmi.net raportoi edhe për një rrahje tjetër të rëndë që ndodhi në Prishtinë, e ku u përdoren edhe mjete të forta.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.