Nuk vonon Fury, i përgjigjet Joshuas

Lajme
09:26 | 13 Dhjetor 2020

Anthony Joshua fitoi duelin ndaj Kubrat Pulev me TKO në raundin e nëntë.

Britaniku tregoi edhe njëherë se e meriton të jetë kampion. Edhe pse dukej se Kubrat Pulev do të hynte furishëm në duel, Anthony Joshua nuk lejoi befasi as kësaj radhe. Joshua e rrëzoi dy herë Pulev, deri sa në roundin e nëntë e nokautoi dhe dueli mbaroi.

Tani fokusi është tek unifikimi i titujve, pra ndeshja me bashkëkombësin Tyson Fury. Nuk vonoi shumë, në fakt pak minuta pas meçit, Fury reagoi në rrjetin e tij social Instagram. “Ja ku e keni, të gjithë, Anthony Joshua e bëri në TV. Dhe thotë se e deshi duelin ndaj meje, por u fsheh në shkurre”, tha Fury. “Unë e dua këtë ndeshje, dua të ndeshem me të dhe do ta nokautoj brenda dy raundeve, mezi pres ta nokautoj”, tha ai. “Anthony Joshua është vetëm qështje kohe, do të të rrah ashtu si Deontay Wilder”, tha Tyson Fury, duke aluduar në ndeshjen e ardhshme ndaj Anthony Joshuas.

https://www.facebook.com/qnthboxing/videos/399441764700654

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.