Një infermiere e dehur voziti më shumë se 11 kilometra në drejtim të gabuar të autostradës

Fun
08:49 | 03 Korrik 2020

Një infermiere britanike po voziste nën ndikimin e alkoolit në drejtim të gabuar për më shumë se 11 kilometra në autostradë, duke shmangur mjetet që vinin, përpara se të kthehej në një gjysmërreth dhe të kthehej në korsinë e duhur, transmeton Telegrafi.

Emma Marshal Davies pranoi në polici se ajo kishte pirë verë para se të voziste makinën e saj Volkswagen Polo, dhe më pas u drejtua për në shtëpi në autostradën M4, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo u shpall fajtore pasi një test i alkoolit tregoi se kishte dy herë më shumë alkool në gjak sesa normalja që duhet.

Ajo u dënua me 12 muaj shërbim në bashkësi dhe gjobë në 1.000 euro.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.