Në pozën e re para pasqyrës, Tayna thekson të pasmet e saj

Magazine
18:55 | 02 Korrik 2020

Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, po vazhdon të marrë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme (e enjte), teksa ka ndarë me fansat një fotografi tejet provokuese.

Artistja, e cila shquhet për linjat trupore, edhe në këtë imazh ka vënë në fokus të pasmet e saj.

Tayna (Foto: Instagram)

Me një kostum shumëngjyrësh e flokë të shkurtra rozë, krijuesja e hitit “Columbiana” duket tejet senzacionale.

Kjo nuk është hera e parë kur Tayna shfaqet e tillë, pasi vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në faqet rozë.

Përveç kësaj, e njëjta ka startuar me koncerte pas një kohe të gjatë për shkak të situatës me COVID- 19 që u krijua në gjithë botën.

View this post on Instagram

E shpall zyrtarisht sezonen te hapur🔥

A post shared by Tayna (@tayna) on

Artistja njëherësh është duke punuar në këngën e re, e cila pritet të lansohet gjatë ditëve në vijim.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.