Në pesë vjetorin e vdekjes së Lecit: Cima me fjalë prekëse për mikun e tij

Lajme
23:18 | 14 Nëntor 2020

Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi, apo siç njihet nga publiku si ‘Cima’ , ka kujtuar pesë vjetorin e vdekjes së kolegut të tij Ibrahim Krajkovës-Lecit.

Duke kujtuar pesë vjetorin e ikjes në amshim të Lecit, Cima ka shkruar se është e vështirë për të, duke kujtuar kohërat e kaluar bashkë. Ai tutje ka thënë se Leci do të jetë gjithmonë në mendjet e të gjithëve. Vlen të theksohet se personazhet e humorit shqiptar, Cima dhe Leci kanë qenë ndër me të dashurit për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë: 5 vite nga ikja yte në amshim Lec i dashtun! Është e vështirë me të përkujtu shokë i dashtun , ditë e natë bashkë , në koncerte bashkë , në udhëtime bashkë , në kafe bashkë … bashkë dhe vetëm bashkë. Koha po kalon , mirpo ti egziston gjithmonë në mendjet tona 🙏

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.