Në këtë gjendje, gjendet 28-vjçari nga Malisheva, që u tha se u rrëmbye

Magazine
19:27 | 22 Nëntor 2020

Gjendet 28 vjeçari nga Malisheva që dyshohej se u rrëmbye.

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur.

I njëjti ëshë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e Gjakovës për Gazetën Express.

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.