“Nale pash Allahun, Faton”: Kosovari frikësohet nga shpejtësia e BMW’së (Video)

E fundit
09:59 | 01 Dhjetor 2020

“Nale pash Allahun, Faton”: Kosovari frikësohet nga shpejtësia e BMW’së

“Nale pash Allahun, Faton”, janë disa nga fjalët e një kosovari i cili frikësohet nga shpejtësia e madhe që po zhvillonte shoferi me BMW’në e tij, në autostradën tonë. Janë shumë raste ku janë publikuar video, derisa kosovarët shihen duke u frikësuar nga shpejtësia e madhe e veturave të ndryshme.

Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, së fundi është publikuar një video tjetër sa qesharake por edhe e “rrezikshme”. Shoferi kosovar me BMW’në e tij po shkelte shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë, në njërën prej autostradave në Kosovë. E kjo nuk po i pëlqente pasagjerit që ishte ulur afër tij. “Nale pash Allahun, Faton. 200 pasha Zotin”, janë disa nga fjalët e pasagjerit që duket se po frikësohet nga shpejtësia e madhe. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, derisa edhe ju mund t’i shihni më poshtë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.