Moderatorja shqiptare: Nuk rrihet gjithë jetën me një partner

Magazine
01:31 | 21 Korrik 2020

Bashkëprezantuesja në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, ka deklaruar se nuk mund të rrish gjithë jetën me një partner.

E pranishme në studio, teksa diskutohej pikërisht për temën ‘një partner për gjithë jetën’, Alesia tha se kjo gjë është shumë e vështirë.

Ajo shtoi më tej se e vështirë është edhe për të gjetur njeriun e duhur, sidomos në një moshë në të cilën ndodhet Bami.

“Unë mendoj se nuk rrihet gjithë jetën me një partner. Është shumë e vështirë. Po aq e vështirë është edhe të gjesh njeriun me të cilin do të kalosh gjithë jetën,” – tha Alesia Bami.

Publikisht, Alesia Bami nuk ka bërë të njohur asnjë të dashur.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.