Moderatori shqiptar për shtatoren e Skënderbeut: Edhe Lego mund ta bënte më dinjitoz

E fundit
17:36 | 01 Dhjetor 2020

Edhe një tjetër figurë publike reagoi lidhur me shtatoren e Skënderbeut.

Këto ditë nxitën reagime të shumta në publik dy skulptura të dy figurave të njohura, Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Të dy shtatoret u vendosën me rastin e 28 nëntorit në Prizren, por rezultati i punimit të tyre ka dëshpëruar të gjithë. Për këtë kanë reaguar shumë persona, duke e cilësuar si të gabuar vendimin për vendosjen e skulpturave të punuara në mënyrë aspak profesionale.

Së fundi, moderatori Turjan Hyska, me anë të një postimi në Instagram thotë se edhe “Lego” do e bënte më dinjitoz Skënderbeun. “Tani ekspert nuk jemi por ai busti i Skenderbeut ishte… edhe LEGO mund ta bente me dinjitoz”, janë fjalët e Turit. Kujtojmë se pas kritikave të shumta nga publiku, është vendosur që të largohet shtatorja e Adem Jasharit, ndërsa për atë të Skënderbeut ende nuk ka ndonjë vendim.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.