Modelja e njohur bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo e veshur me kostumin transparent

Magazine
09:39 | 02 Janar 2021

Veshja i zbulon shumë modeles në imazhet nga Tanzania.

Demi Rose nuk e harroi zakonin as në fillim të këtij viti, pasi e nisi me provokime sërish.lajmi.net. Bukuroshja, së fundi ka publikuar disa fotografi, në të cilat e gjithë vëmendja ishte tek linjat e saj trupore. Kjo ngase, Demi kishte veshur një kostum me print leopardi, i cili ia theksonte çdo pjesë të trupit asaj.

“Vit i ri, më shumë njohuri, më shumë forcë. E pëlqej sa larg kam ardhur dhe jam aq e gatshme për atë që do të vijë këtë vit. Ju dua shumë njerëz. Ju uroj të gjithëve bekime”, shkruan ajo. Demi Rose i realizoi fotografitë në pishinën e resortit ku po qëndron, ndërsa edhe këtë herë fokusi ishte tek të pasmet.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.