Miss Serbia bëri shqiponjën në “Miss Freedom of the World”, ky veprim kishte acaruar Vuçiqin

Magazine
10:06 | 01 Dhjetor 2020

Miss-i i Serbisë ka bërë shqiponjën me duar një vit më parë.

Rreth një vit më parë në konkursin e bukurisë “Miss Freedom of the World ” të mbajtur në Kosovë Miss-i i Serbisë zuri faqet e para të mediave të huaja. Miss Serbia, Irina Jovanka ishte ajo që tërhoqi vëmendje nga të gjithë me gjestin interesant që bëri. Miss-i nga Serbia bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

Shpejtim Zejneli ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” mëngjesin e sotëm, i cili ishte producenti i këtij kompeticioni, ai aty foli edhe mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë kryeministri Aleksandar Vuçiq kundrejt tij. “Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga Aleksandar Vuçiq person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam ajo, me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët” tregoi Shpejtimi. Shpejtim Zeneli qartësoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk imponuan diçka tek ajo.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.