Miratohet marrëveshja, Shqipëri – Serbi vetëm me letërnjoftim

Lajme
00:23 | 17 Dhjetor 2020

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të miratojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me letërnjoftime, transmeton Insajderi.

Marrëveshja që shtetasit serb të futen në Shqipëri ose anasjelltas vetëm me karta identiteti (Pa pasaportë siç ka ndodhur deri më tani) u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për mini-Shengenin Ballkanik.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në vendim.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.