Meterologët parashikojnë motin në Kosovë për 5 ditët e ardhshme

E fundit
10:15 | 14 Dhjetor 2020

Java e tretë e dhjetorit, mot stabil e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica e në ultësira me mjegull, vende-vende edhe përgjatë pasdites.

Moti stabil që parashihet të mbizotërojë këtë javë, me paraqitjen e inversioneve termike dhe mjegull, do të mbajë ndotësit ajrorë më të përqëndruara pranë sipërfaqes tokësore, kështu që cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësime, ndërsa indeksi do të kalojë edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohë pas kohe edhe jashtëzakonisht të dobëta. Vetëm dita e hënë që karakterizohet edhe me erëra veriore do të ketë indeks të cilësisë aë ajrit në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

14.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell. Në mbrëmje priten edhe kthjellime. 15.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mund të mbeten më gjatë edhe pasdite. 16.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica, përgjatë viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mbeten edhe pas mesditës.

17.12 – Kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ngrica e nëpër vise të ulëta mjegull/vransira të ulëta, të cilat vende-vende mbeten edhe gjatë ditës. 18.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -2C deri 1C, e temperaturat maksimale shënojnë rritje nga 5 gradë C deri në 9 gradë, mirëpo në pjesët e mbuluara me mjegull do të mbeten më të ulëta. Të hënën do të fryjë mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga dita e martë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Shtypja atmosferike shënon rritje graduale lartë mbi vlera normale. /Prishtina Weather

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.