Mësuesja që u pensionua muajin e kaluar, vdes nga koronavirusi

Lajme
17:23 | 17 Nëntor 2020

Vdes nga koronavirusi mësuesja që u pensionua muajin e kaluar.

Luljeta Zymberi, ish-mësimdhënëse në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ajo kishte dalë në pension më 6 shtator të këtij viti, teksa kishte punuar gjatë gjithë periudhës para pensionimit, si edhe gjatë kohës së pandemisë.

Zymberi ishte infektuar me koronavirus, teksa nuk ka arritur t’u përballojë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara ky virus.

Njoftimi i plotë i shkollës “Pjetër Bogdani”:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë kolegia dhe ish arsimtarja jonë Luljeta Zymber.

E ndjera kishte punuar me vite të tëra në shkollën tonë duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë.

Madje edhe gjatë kohës së pandemisë edhe pse ishte në prag të pensionimit, ajo që nga fillimi i muajit mars asnjëherë nuk u ndal me punën dhe përkushtimin e saj me nxënës, deri sa kishte dal në pension më 6 shtator të këtij viti.

E ndjera së fundmi ishte infektuar me virusin korona e të cilin nuk arriti ta përballoj ku edhe e humbi jetën.

Menaxhmenti i shkollës sonë së bashku me stafin e shkollës iu shprehin ngushëllime më të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe dashamirëve që e kanë njohur arsimtaren, Luljeta!

Prehu në paqe kolege dhe mikja jonë e respektuar!.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.