Merr fund gjithçka, Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen

Magazine
09:41 | 06 Janar 2021

Martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West po i vjen fundit pas gjashtë vitesh.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë goditur nga pretendimet se martesa e tyre gjashtë-vjeçare ka mbaruar, me burime që thonë se ‘divorci është i pashmangshëm’ për çiftin e njohur, shkruan Daily Mail.

Disa burime kanë pohuar se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj reper, ndërsa ai thuhet se është ngopur me të gjithë klanin Kardashian.

Thashethemet për një ndarje pasojnë një vit të vështirë për çiftin ku ata u panë duke biseduar rreth ‘krizës’ pasi Kanye akuzoi Kim për përpjekjen për ta mbyllur dhe tha se ai donte të divorcohej nga ajo në një seri postimesh në Twitter, por thuhej se ishte duke kaluar një episod bipolar.

Kanye gjithashtu bëri një kandidim të dështuar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe gjatë tubimit të tij të parë të fushatës presidenciale u tha të pranishmëve se Kim e kishte shqyrtuar abortin e vajzës North.

Një burim i tha PageSix se çifti i kanë dhënë fund dhe aktualisht janë në bisedime rreth ndarjes së pasurisë së tyre pasi kanë bërë jetë të ndarë gjatë vitit të kaluar, me Kanye duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në fermën e tij prej 14 milionë dollarësh në Wyoming.

Ndërsa Kim më parë është përpjekur të mbrojë dhe ndihmojë burrin e saj gjatë luftës së tij për shëndetin mendor, ajo tani është mjaftuar me këtë, thotë një burim. “Ajo e ka marrë me seriozitet provimin e avokatisë, për t’u bërë avokate dhe e mori me seriozitet edhe fushatën e saj për reforma në burg”, thanë ata.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.