“Më shpëtoi jetën”, vajza e regjisorit të famshëm flet për punën në pornografi (Foto)

Fun
16:50 | 12 Nëntor 2020

Vajza e regjisorit të famshëm thotë se nuk e ka ndërmend të hek dorë nga pornografia.

Vajza e regjisorit të famshëm të Hollywood, Steven Spielberg filloi karrierën në pornografi në fillim të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja. Mikaela Spielberg shprehet se pikërisht ky rrugëtim që e ka zgjdhur ka qenë forcë shëruese në jetën e saj. 24-vjeçarja, e cila u adoptua nga regjisori i famshëm dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, “pushtoi” titujt e mediave pas një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj në atë kohë, Chuck Pankoë, i cili ishte 27 vite më i madh se ajo.

Mes akuzave për dhunë në familje, Mikaela luftoi me abuzimin me substancat narkotike, depresionin, ankthin dhe pothuajse mbeti e pastrehë. Por ajo zbuloi për The Sun në fillim të këtij viti se filloi të punonte për industrinë e filmave për të rritur. Dhe së fundmi, ajo pranoi se puna në pornografi e ka shëruar nga e kaluara e saj. “Unë gjithmonë kam qenë një person me natyrë shumë seksuale, gjë që më ka futur në telashe më parë,”- tha ajo për The Sun, në atë periudhë.

Ndërsa gjatë intervistës së fundit ajo foli edhe njëherë rreth punës së bën dhe theksoi se është e kënaqur. “Mund të jetë e vështirë të keni besim tek vetja, kur ju është thënë se nuk jeni aq e bukur sa dikush të dëshirojë të bëjë seks me ju dhe zbuloni se kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë një përvojë shërimi, e dini?. Jam mes një udhëtimi shërimi. Rreth dy vite më parë isha në gjendjen e time më të keqe. Me të vërtetë po e shijoj punën dhe më jep një mënyrë tjetër të këndvështruarit të jetë. E dua aq shumë atë. Me të vërtetë më pëlqen dhe ndoshta do e bëj përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës”, është shprehur ajo.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.