Mbrojtja e Thaçit pati kundërshtime për materialet, prokuroria deklarohet për këtë

Lajme
13:59 | 18 Nëntor 2020

Pas një pauza 30-minutëshe, ka rifilluar seanca gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me të nisur sërish seanca, prokurorja speciale ka deklaruar se më 12 nëntor ka filluar bisedimet me palët dhe se propozimet e bëra janë në bazë të praktikës që është ndjekur në rastin Mustafa.

“Në ngritjen e përgjigjeve që janë marrë nga disa prej ekipeve mbrojtëse ne zhvilluam edhe një propozim tjetër të hënën në mëngjes. Jemi në dispozicion për të diskutuar këtë temë më tutje, në bazën e diskutimit mes palëve.Ajo që e kam përmendur edhe një herë në këtë gjykatë është kërkesa që të gjithë palët sipas rregullës 109C, do të bëhet kategorizimi për provat material në masën që është praktike, pra brenda burimeve dhe mjeteve që janë në dispozicion. Kategorizimi s’duhet të bëhet barrë kaq e rëndë sa të pengojë procedurat gjyqësore. Formati në të cilën kërkohet kategorizimi dhe koha kur duhet të bëhen janë të lidhura me njëra-tjetrën.Tabela e propozuar është në një format që prokuroria e ka propozuar që të jepet vetëm pasi të jepet dosja paraprake, nëse do të ndryshojnë afatet kohore, edhe formati duhet të ndryshohet”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

Tutje prokurorja deklaroi se nuk ka nevojë që të ketë legjenda të kësaj natyre për të lexuar materialet që janë në këto tabela. “Së fundi nuk kanë nevojë që të ketë mjete legjenda të kësaj natyre për të lexuar materialet që janë në këto tabela. Pra të imponohesh në një kategorizim, do të bënte që të vonoheshin këto mjete të materialeve dhe do të ishte kundër produktive. Jemi në dispozicion që të diskutojmë me palët, këto çështje. Mbrojtja z.Thacit ka hedhur kundërshtim lidhur me materialet që janë dhënë nga palët që do të jepen tek gjykatësi sepse sipas tyre do të paragjykonte klientin e tyre. Prokuruaria mendon se eksesi i avokatit është çështje që duhet të vendoset nga gjykatësi, mendojmë që është me përfitim që gjykatësi t’i marrë këto materiale poashtu edhe paneli gjyqësorë që do të gjykojë çështjen. Mbrojtja sygjeron një panel me profesionistë s’do të jetë në gjendje të dallojë materialet që u dorëzohen atyre dhe ne s’e pranojmë këtë lloj propozimi”, shtoi ajo.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.