Mbi 800 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

E fundit
09:01 | 15 Nëntor 2020

Ka shkuar në 809 numri i të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë.

Nga 13 marsi kur u raportuan dy rastet e para me Covid-19, numri i total i rasteve pozitive është 28 mijë e 616 raste nga 117 mijë e 585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Numri i rasteve aktive aktualisht është 10 mijë e 752. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17 mijë e 55 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.