Mbesa e Diellza Kolgecit, rrëmben trofeun e “Miss Globe 2020”

Uncategorized
11:26 | 15 Nëntor 2020

Mbesa e Diellza Kolgecit, rrëmben trofeun e “Miss Globe 2020”

Lorinda Kolgeci, bukuroshja kosovare ka triumfuar mbrëmjen e djeshme konkursin e ‘Miss Globe 2020’. Në një garë e cila u zhvillua në Tiranë, mes më të bukurave nga çdo vend i botës, Lorinda arriti të rrëmbejë trofeun e më të bukurës me buzëqeshjen dhe fizikun e saj.

Pak ditë më parë, halla e saj ish-miss Diellza Kolgeci me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruante se ishte shumë e lumtur për mbesën e saj. “Mbesa ime Lorinda Kolgeci do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’ , jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrëm më të mirë.P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.