Luana Vjollca mahnit me pozat e reja, tërheq vëmendje përmes linjave trupore

Magazine
01:16 | 21 Korrik 2020

Luana Vjolla është njëra nga artistet shqiptare që di të tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj me vetën një lëvizje.

Mjafton që të publikojë disa imazhe, dhe përkrahësit e saj shpërthejnë me komente pozitive rreth saj.

E njëjta ka ndodhur edhe së fundmi, ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur me pozat e reja.

E veshur me një bluzë të ‘Balmain’ dhe pantallona të shkurtra, Luana ka vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore.

Flokët bionde ajo i ka lënë të lira mbi supe, ndërsa krejt kësaj dukje i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë.

Këto, si duhet i ka shkëputur nga xhirimet e klipit të ri “Una Mas”, që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia, Jay Santos. /Telegrafi/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.