Loredana Zefi publikon imazhin e ëmbël krah vajzës Hanës (Foto)

Magazine
10:21 | 15 Nëntor 2020

Mikja më e ngushtë tashmë Loredanës i është bërë e bija.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej kur u bë nënë shumicën e kohës tashmë po e kalon me vajzën e saj Hanën. Duke qenë aktive në rrjete sociale shpesh publikon foto nga përditshmëria e njësoj ka vepruar edhe së fundmi. Loredana me ndjekësit në Instagram e ka ndarë imazhin më të ëmbël e që është ai ku Hana shihet duke u mbështetur në krahët e saj.

Reperja po kujdeset që e bija të mos ketë të ftohtë. Me Hanën është i lidhur edhe babai Mozzik. Së fundmi janë komentuar shumë raportet e Loredanës dhe atij pasi janë fotografuar shpesh bashkë që prej kur u ndanë. Mirëpo se çfarë po ndodh saktësisht mbetet të shihet. Nuk dihet nëse po takohen lidhur me ndonjë projekt muzikor, planet për vajzën po janë pajtuar si çift.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.