Lista Serbe fitoi Mitrovicën e Veriut, por ja sa vota morën kandidati i VV-së dhe ai nga PDK

E fundit
10:23 | 03 Dhjetor 2020

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të mbajtura të dielën në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në zgjedhjet e mbajtura në Mitrovicën e Veriut numri i votuesve ishte 8 mijë e 874. Në këto zgjedhje fitues është Lista Serbe, me 89.5%, apo saktësisht 7 mijë e 916 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erdem Atiq mori 351 vota, apo 5.0%. Ndërsa kandidati i PDK-së, Florent Azemi mblodhi 318 vota, apo 3.6%.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.