Limaj nga Prekazi fton për unitet e bashkim për të mbrojtur të vërtetën tonë historike

Lajme
10:30 | 28 Nëntor 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Prekazi ka uruar shqiptarët anekënd botës me rastin e Festave Kombëtare të 28 Nëntorit.

Në urimin e Limajt thuhet se sot është një moment i veçantë sepse në Prekaz ne nderojmë tri data të rëndësishme; Ditëlindjen e komandantit legjendar, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditën e Flamurit.

Lideri i Nismës thotë se sot më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në luftën tonë për shtetndërim dhe për të vërtetën tonë historike, e cila, sipas tij, po na luhatet e kërcënohet nga ata të cilët dje na kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën tonë, historinë tonë, themelet e shtetit tonë, që janë të ndërtuara mbi shkronja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të UÇK-së, burrave dhe grave, veteranëve, invalidëve dhe gjithë atyre njerëzve të cilët nuk kursyen asgjë për të dhënë për lirinë e Kosovës.

Urimi i plotë i Limajt: Shfrytëzoj rastin që në këtë moment t’ju uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e flamurit. Lavdi, nderë, respekt dhe përkulje të përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit ndër breza, të cilët kultivuan, ruajtën dhe lartësuan identitetin, vlerat dhe flamurin tonë kombëtar.

Sot është një moment i veçantë sepse në Prekaz ne nderojmë tri data të rëndësishme; Ditëlindjen e komandantit legjendar, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditën e flamurit. Porosia ime është që të gjithë qytetarët e Kosovës kudo që janë të kujtojnë se sa dhimbje, vuajtje e sakrificë ka bërë populli ynë ndër breza për të arritur këtë moment.

Sot, më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në luftën tonë në shtetndërtim dhe për të vërtetën tonë historike, e cila po na luhatet e kërcënohet nga ata të cilët dje na kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën tonë, historinë tonë, themelet e shtetit tonë, që janë të ndërtuara mbi shkronja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të UÇK-së, burrave dhe grave, veteranëve, invalidëve dhe gjithë atyre njerëzve të cilët nuk kursyen asgjë për të dhënë për lirinë e Kosovës.

Urime Festa e Flamurit! Lavdi Dëshmorëve të Kombit ndër breza që nuk kursyen asgjë për ta lartësuar e për të valuar i lirë flamuri ynë kombëtar.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.